Izraeli paguan studentët për mesazhe pro-izraelite në rrjetet sociale

Izraeli planifikon t’i paguajë studentët e Universiteteve që të dërgojnë mesazhe pro izraelite në rrjetet sociale, ndërsa ata nuk është patjetër të identifikohen se kanë lidhje me qeverinë.

Në deklaratën e kabinetit të kryeministrit izraelit, thuhet se studentët do të fitojnë bursa për të komunikuar online në komunitetin ndërkombëtar në luftën kundër antisemitizmit dhe bojkotit të Izraelit.

Një zyrtar izraelit deklaroi se ata që do të pranojnë bursa, nuk është patjetër të identifikohen se janë pjesë e programit e cila do të fillojë në afat prej disa muajve.

Lajme të ngjashme

Back to top button