Dimër siberian pritet në Shqipëri

Një dimër siberian pritet për disa ditë në mbarë vendin tonë. Edhe pse ditët e para të vitit 2015 kanë hyrë me mot të kthjellët, temperaturaturat kane qene relativisht të ulëta. Por ditë edhe me të ftohta na presin javën që vjen. Parashikimi i motit ne BalkanWeb shenon se më 6 Janar temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme dhe vendi do të përfshihet nga një i ftohtë polar, ku kulmi pritet te jete data 7 Janar me temperaturë deri në minus 15 gradë Celsius ne zonat malore e juglindore te vendit, kurse ne Tirane priten deri ne -4 grade Celsius.

Dimri i këtij viti, është parashikuar të jetë i ftohtë dhe me rreshje shiu dhe dëbore, por brenda normave që i përkasin kësaj stine.

Mjeket keshillojne te mbahen nen kujdes moshat e treta dhe femijet e vegjel. Problem do te jete keto dite dhe qarkullimi ne akset nacionale qe priten te pushtohen nga akulli./ BalkanWeb

Lajme të ngjashme

Back to top button