Elhaida Dani: Nuk jam fejuar me italianin

Këngëtarja Elhaida Dani mohoi informacionet ne disa media që sipas saj kanë spekuluar për fejesën e saj më 27 dhjetor.

Në një reagim në “Facebook”, këngëtarja shkodrane shprehet se statusi i saj është i pandryshuar, ndërsa thekson se nuk dëshiron të jetë pjesë e medias rozë.

Mesazhi i Elhaida Danit

Fejesa dhe martesa jane hapa te rendesishem ne jeten e gjithsecilit, por nuk arrij te kuptoj perse media ka vendosur qe ajo qe ka bere nje hap te tille kohet e fundit jam une.

Kur te vendos te bej kete hap te rendesishem do jem une e parà qe e ndaj me ju, por per momentin me vjen mire t’ju sqaroj qe statusi im vazhdon te jete i pandryshuar.

Ju lutem mjaft me kete lajm jo te vertete, nuk kam deshiruar asnjehere te jem pjese e Medias Roze dhe vazhdoj te kem te njejten deshire.

Faleminderit shume !

Elhaida Dani
Mediat kanë shpërndarë një foto të Danit me italianin 34-vjeçar, Francesco Maria Longo. Pak ditë më parë, Elhaida u shpall fituese e festivalit të 53-të të RTSH-së dhe po përgatitet për përfaqësimin e saj në Eurovizion, në Vjenë të Austrisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button