Vidhen 8 mijë euro nga një shtëpi në Shkup

Një person i panjohur dje pasdite nga shtëpia e M.D. (64) ka vjedhë 500 mijë denarë apo rreth 8 mijë euro.

Sipas policisë, hajduti në shtëpinë që gjendet në rrugën “Karaorman” është futur pasi me ndonjë mjet metalik ka hapur derën e shtëpisë.

Rasti është paraqitur në polici, dhe ajo është duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore, për ndricimin e rastit dhe kapjen e autorit të ngjarjes. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button