Vëllazërimi përforcohet me Markoskin

Kur të gjitha ekipet nga kampionatetet vendore janë ende në pushim dimëror dhe tani pritet që të bëhen transferimet e para të Janarit, si duket kërçovarët janë të parët që kanë filluar me përforcime.

Sipas faqes zyrtare në “facebook” të KF Vëllazërimi, mësojmë se ata zyrtarisht e kanë bërë për vete mesfushorin e ardhur nga KF Bregallnica e Shtipit, Riki Markoski, i cili prej sonte (03.01.2015) ka vendosur të bartë fanellën e KF Vëllazërimit.

Nga kryesia e klubit kanë njoftuar se edhe në ditët në vijim do të ketë edhe përforcime tjera. / Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button