Strugë, shqiptarja 60 vjeçare ngrin nga i ftohti

Ambulancën e kanë njoftuar bashkfshatrët e Shumit, ato janë shqetësuar për të pasi disa ditë nuk kanë pasur mundësi ta shohin, gruan e cila ka jetuar në një pjesë periferike të fshatit. Sipas të dhënave jo zyrtare, ajo është gjetur e ngrirë, pa rrymë dhe pa nxemje në shtëpinë e saj.

60 vjeçarja, aktualisht trajtohet në spitalin e Ohrit, është përgjithësisht në gjendje stabile, ndërsa është konstatuar se ka pësuar ngrirje të shkallës së tretë këmbëve dhe shkallës së parë të duarve. Si dhe ka humbur pulsin në venët e ekstremiteteve. Mjekët theksojnë se ekziston rreziku për gangrenë.

I ftohti i madh që ka kapluar këto ditë rajonin e Strugës, ka lënë pa rrymë dhe ngrohje qindra familje, ndërsa rrugët për disa ditë kanë qenë të pa kalueshme./Drini.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button