Maja Parnarxhieva Zmejkova sërish drejtore e Fondit për shëndetësi

Maja Parnarxhieva Zmejkova, rikthehet si drejtoreshë e Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë, pasi në mbledhjen e mbrëmshme të qeverisë është riemëruar në këtë funksion, njofton portali zdravstvo24.mk. 

Pritet që drejtoresha e re e Fondit detyrën e saj ta fillojë ta ushtrojë që nga dita e hënë.    

Ajo paraprakisht u largua nga kjo detyrë me kërkesë të saj për shkak të pushimit të shtatzënisë, ndërsa funksionin e drejtorit në këtë periudhë e ka ushtruar Jovan Gërpovski, një ish-zyrtar i Ministrisë së shëndetësisë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button