Francë, vidhen të dhënat e 2 milionë abonentëve të televizionit TF1

Të dhënat e abonentëve të portalit të televizionit “TF1” – një prej kanaleve televizivë kryesorë në Francë – janë vjedhur. Bëhet fjalë, jo pak, por për të dhënat e gati 2 milionë abonentëve të kësaj medieje.

Hakerat kanë sulmuar identitetin e perdoruesve, duke marrë e-mailet e tyre dhe fjalëkalimet dhe krijuar kështu një problem të madh, pasi ato të dhëna mund të përdoren për të abuzuar me llogaritë bankare të këtyre teleshikuesve.

Specialistët e “TF 1” janë duke punuar me shpejtësi për të zgjidhur problemin me faqen e televizionit në internet./Balkanweb

Lajme të ngjashme

Back to top button