Pogradec, djali i kthyer nga Greqia vret të atin

Një krim brenda familjes ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Slatinë të Pogradecit: djali ka vrarë babanë e tij.

Gazetari Elton Dono njoftoi se nga të dhënat paraprake të marra nga banorët e zonës, autori quhet Sali Leka, 36 vjeç, ndërsa viktima, babai i tij, Selam Leka, 60 vjeç. Dyshohet se 36-vjeçari, i sapo kthyer nga emigracioni në Greqi, ka qënë i dehur dhe është grindur me të atin. Gjithmonë duke iu referuar të dhënave të bashkëfshatarëve, djali ka pasur probleme me bixhozin dhe kjo ka qënë përherë problem në familje.

Gjithsesi, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare./BW

Lajme të ngjashme

Back to top button