LSDM: Nuk ka bisedime pa qeveri teknike

Bisedime për të gjitha pesë temat të cilat janë të njohura për publikun për zgjidhjen e krizës politike. Ky është komenti i shkurtër i LSDM pas fjalimit vjetor të kryeministrit Nikolla Gruevski, në të cilën theksohej se koalicioni i LSDM dhe partnerët e saj kanë dorën për bashkëpunim me pushtetin. Nga partia e Zoran Zaev nuk u përgjigjën në pyetjen tonë nëse fjalimi mund të vlerësohej si një iniciativë për uljen në tryezën e përbashkët për vazhdimin e dialogut politik.

“ Bisedime për të gjitha pesë temat që janë të njohura për publikun janë zgjidhje e krizës politike që e krijoi pushteti i Gruevskit me zgjedhjet e dyfishta kriminale”, thuhet në LSDM.

“ Nëse Gruevski vërteton se ai dhe qeveria e tij fokusohen në gabimet e tyre, atëherë duhet që të pranohet ky krim që i kanë sjell qytetarëve si në planin e brendshëm ashtu edhe në planin ndërkombëtar. Nëse vërteton se është për bashkëpunim, atëherë duhet të tregoj se është në interes të qytetarëve dhe kthimin e demokracisë në vend pranimi për bisedimet e pesë temave që i propozoi opozita për dalje nga kriza politike”, njoftuan nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Back to top button