Marsala, ngjyra e 2015 në make up

Marsala ngjyra qe Pantone ka vlerësuar për vitin 2015 me ne fund është zyrtarizuar dhe tashme jemi gati për t’u treguar se çfarë do te ndodhe ne boten e make-up-it.

Pas Radiant Orchid ngjyre qe ka karakterizuar te gjithë 2014, kthehemi ne një totanilet ndryshe, shume femërore dhe e cila do te fitoje një sukses te madh edhe ne boten e modës. Marsala është emri i verës se famshme siciliane, një e kuqe qe ne boten e make up-it na bën menjëherë te mendojmë për manikyret, tonet e syve, buzëkuqet por edhe për ngjyrën e flokëve. Ne fakt tonaliteti marsala përshtatet shume mire ne rim për me tepër propozimet janë te shumta, stilistet kane përshtatur te gjitha trendët e mundshme dhe i kane përshtatur me koleksionet e tyre.

E nisim nga sytë, nder tonet ne këtë ngjyre gjejmë linjën Squirrel te Luminizing Satin Eye Color nga Shiseido, All About Shadow Single Soft Mate një ton sysh opak nga Clinique ne tonalitetin Chocolate Covered Cherry te linjës Aqua Cream nga Make Up For Ever ne pamje te pare me e erret por me një konsistence kremoze qe anon tek e kuqja.

Për buzët ka me te vërtet një larmi zgjedhjesh po ju citojmë disa buzëkuq te cilët janë must have, Rose Infinite e linjës Rouge Volupté Shine nga Yves Saint Laurent, ngjyra Elsa e linjës Rossetto Puro nga Collistar, Fall in Rose nga Guerlain te linjës se buzëkuqeve Kiss Kiss. Thonjte lyhen me ngjyrën marsala me: Dress To Kilt nga Essie, Got The Blues For Red nga O.P.I., Massaï nga Dior, Tramp Stamp nga Butter London vetëm për cituar disa.

Për ato qe nuk preferojnë te guxojnë me tonet e syve një alternative për te pasur diçka ne ngjyrën marsala ne kutinë e bukurisë mund te synojnë për një blush, por kujdes kur ta sfumoni sepse ne te kundërt do te duket shume i ndezur sidomos ne lëkurë te çelur. Séduction nga NARS është lehtësisht i shkëlqyeshëm për ti dhënë drite hije pikave strategjike ne fytyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button