Lloji i lindjes që dobëson lidhjen mes nënës dhe foshnjes

Lindja natyrale e nënës, bën që lidhja me fëmijën e sapolindur të jetë më e fortë. Ky fakt është zbuluar nga një grup studiuesish të Child Study Centre në Yale University të Connecticut (SHBA), studim i publikuar në revistën shkencore “Journal of Child Psychology and Psychiatry”.

Studiuesit konstatuan se femrat janë emocionalisht më të ndjeshme ndaj të qarave të fëmijës të lindur pa ndihmën e ndërhyrjes kirurgjikale. U zbulua se lindja me operacion, redukton prodhimin e oksitocinës, një hormon që ndihmon për të forcuar lidhjen mes nënës dhe fëmijës. Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit zhvilluan një studim tek 12 nëna.

Përmes analizave cerebrale, rezultoi se nënat që lindnin më operacion ishin më pak të lidhura me fëmijën e tyre, krahasuar me nënat që kishin lindur vetë, të cilët qysh në momentin që kishin dëgjuar të qarën e parë të foshnjës, kishin shfaqur shenja afeksioni./NOA.al

Lajme të ngjashme

Back to top button