PJ Harvey inçizon albumin bashkë me audiencë

Vizitorët do të paguajnë 15 dollarë për 45 minuta qëndrim në studio, në mënyrë që të japin idetë e tyre e të përjetojnë nga afër krijimin e kësaj muzike e këtij albumi.

PJ Harvey do të qëndrojë katër javë në Somerset House në Londër, ku e fshehur pas xhamit e me publikun e saj do të inqizojë albumin e saj të nëntë. Studioja e saj kështu kthehet në një instalacion arti.

Fituesja e Mercury Prize do të instalohet në një kuti që quhet si skulpturë multidimensionale, ndërsa gjithçka merr emrin “The Recording in Progress”.

“Unë dua që kjo të tingëllojë si një ekspozitë në një galeri. Dua që vizitorët të jetë të gatshëm të përjetojnë emocionin dhe të marrin diçka prej inqizimit me bendin” pohon vetë artistja. Vizitorët do të paguajnë 15 dollarë për 45 minuta qëndrim në studio, në mënyrë që të japin idetë e tyre e të përjetojnë nga afër krijimin e kësaj muzike e këtij albumi.

Recording in Progress nis me 16 janar e deri më 14 shkurt. / KultPlus.com

Lajme të ngjashme

Back to top button