Vrasjet në Vlorë, për një histori dashurie

Një dashuri e refuzuar një vit më parë ishte shkaku i dy vrasjeve dhe një plagosje që tronditi Vlorën ditën e dytë të 2015.

Policia e qytetit bregdetarë nëpërmjet një komunikate sqaron të gjithë dinamikën e ngjarjes me protagonist 28-vjeçarin Ervis Lulushi i arrestuar vetëm pak minuta pas kryerjes të krimit të trefishtë.

Nga veprimet hetimore mësohet se rreth orës 13:20 Ervis Lulushi së bashku me mikun e tij, Henrik Merkaj ka qënë duke lëvizur me automjetin tip ‘Lancia’ përgjatë rrugës në lagjen “Uji i Ftohtë” ku ka parë një person të njohur prej tij në lokaleve ne ane te rruges. Autori i dyshuar thuhet në komunikatë ka zbritur nga automjeti që drejtohej nga Henrik Merkaj dhe i është afruar lokalit, ku ndodhej Paola Bisha, për të cilën pretendonte se ka patur një lidhje dashurie. Ajo ka qenë nën shoqërinë e shtetasve Ina Bisha, Parid Veliaj dhe Luljeta Veliaj dhe shtetasin Gerti Arapi.

Gjatë kësaj kohe Ervis Lulushi ka kërkuar të takohet me shtetasen Paola Bisha. Pasi nuk është lejuar ta takojë nga personat me të cilët ishte kjo e fundit, ai ka nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë model 54 dhe ka qëlluar fillimisht në drejtim të Paola Bishës, më pas në drejtim Parid Veliajt, si dhe ka qëlluar në kokë me qytën e armës Gerti Arapi.

Menjëherë pas krimit autori i dyshuar Ervis Lulushi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka tentuar të ndalojë automjete të rastit për t’u larguar dhe disa metra larg vendit të ngjarjes nën kërcënimin e armës ka hyrë në automjetin tip’Wolkswvagen’ i cili drejtohej nga shtetasi Daniel Mehmeti, banues në Vlorë i cili ndodhej rastësisht në afërsi të vendit të ngjarjes.

Pasi kanë kryer një pjesë të shkurtër të rrugës me makinë automjeti është bllokuar nga forcat e policsë që kanë mbërritur në vend dhe kishin marrë informacion se me cfarë automjeti po largohej autori. Në këtë moment Ervis Lulushi ka braktisur automjetin që grabiti dhe ka filluar të ecë në këmbë i ndjekur nga forcat e policisë të cilat i kanë bërë disa herë thirrje për t’u dorëzuar.

Pas disa qindra metra ndjekjeje të tij forcat e Policisë kanë bërë të mundur rrethimin, neutralizimin e tij dhe te armes te cilen e mbante te drejtuar ne drejtim te punonjesve te policise, si dhe shoqërimin e tij në Polici.

Ervis Lulushi do të përballet në gjykatë me akuzat “Vrasje në rrethana të cilësuara”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë për “Moskallëzim krimi” Henrik Merkaj, vjeç 26, banues në Vlorë, me detyrë oficer i Forcave të Armatosura në Repartin 1030 Poshnjë, Berat./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button