fbpx

Horoskopi i shtëpisë për 2015, trendet për çdo shenjë

Çdo vit horoskopi tregon për jetët tona duke propozuar parashikime te reja qe do te na shoqërojnë për te gjithë muajt e vitit, këtë vit po ju propozojmë diçka te re “horoskopin e shtëpisë” qe do t’u lejoje ta bëni apartamentin tuaj me te bukur duke ndjekur ngjyrat dhe stilin shenje për shenje. Jeni kurioze? Atëherë lexoni ne vijim!

Dashi

2015-ta për dashin do te jete një vit me shume fat, ndryshime profesionale dhe personale parashikohen për ju kështu qe ka ardhur momenti te modifikoni shtëpinë për te pritur miqtë dhe koleget.

Ngjyra e 2014- Ngjyra portokalli do tu fal mureve tuaja te shtëpisë me shume energji këtë gjë do ta ndjeni dhe vet ju.

Stili i 2015: Stili i këshilluar është ai etnik, i ngrohte dhe rrezellites.

Demi

Pas dy vitesh te renduara, demet me ne fund do te relaksohen, transformime dhe modifikime parashikohen për ju ne shtëpi. Mbaroni detajet e lëna përgjysmë.

Ngjyra e 2015- Zgjidhni një te verdhe limoni për ti dhënë jete hapësirës tuaj ne shtëpi.

Stili i 2015- Stili rustik është ai qe bën për ju do t’u beje te ndiheni mire, te dashur dhe te përkëdhelur.

Binjaket

Për binjaket është viti i stilit, i tendencës dhe elegancës. Ka ardhur momenti te ndryshoni.

Ngjyra e 2015- Pa dyshim Pantone ka zgjedhur si ngjyrën e vitit Marsala. Perfekte për çdo hapësirë ne shtëpi kjo ngjyre do t’u transmetoje energji dhe te gjithë klasin qe keni nevoje.

Stili i 2015- Preferoni thjeshtësinë dhe kujdesin ndaj detajeve cilido qoftë stili juaj.

Gaforrja

Një vit me sakrifica për gaforret por qe do te shihni rezultate te mira. Relaksohuni ne shtëpi.

Ngjyra e 2015- Ngjyra juaj është jeshilja, me inserte te arta për një pamje elegante dhe me karakter. Përdorni ngjyra te ngrohta te cilat do t’u ndihmojnë për t’u dhënë energji ambientit dhe vet ju.

Stili i 2015- Stili juaj është ai modern.

Luani

Për te gjithë ata qe kane lindur nen shenjen e luanit, qëndroni te qete! 2015-ta do te jete një vit me projekte te reja dhe investime frytdhënëse.

Ngjyra e 2015- Ngjyra ideale për ju do te jete vjollca, e fuqishme, plote energji e forte dhe pasionale perfekte për muet e sallonit.

Stili i 2015- Ka ardhur momenti te kërkoni shtëpi dhe ta kompletoni me stilin qe ju përshtatet me shume, atë minimal, gjithashtu duke luajtur me sfumaturat e vjollcës.

Virgjëresha

Virgjëreshat preferojnë ngjyrat neutro te cilat duhet absolutisht te dominojnë shtëpinë tuaj.

Ngjyra e 2015- Një ngjyre pana, bezhe dhe te gjitha tonet e grise se ngrohte.

Stili i 2015- Stili për shtëpinë e kësaj shenje është ai shabby chic elegant dhe me klasë, pëlhura dhe mobilie natyrale ne ngjyra te çelura, neutro dhe pastel do te mbretërojnë ne ambientet e shtëpisë tuaj.

Peshorja

Një vit stimulues për peshoren qe kane nevoje për ambiente te ndricueshme dhe te ekuilibruar ne te cilën te jetojnë.

Ngjyra e 2015- Ngjyrat qe transmetojnë energji si portokallia, e kuqja, e verdha për te gjithë shtëpinë.

Stili i 2015- Një këshillë? Jepini një pamje pozitive shtëpisë nga marsi deri ne qershor duke modifikuar me arredim etnik dhe duke i ndryshuar ngjyrat mureve.

Akrepi

Vit qetësia dhe relaks për te gjithë akrepat, keni nevoje për ambiente qe dine t’u stimulojnë dhe relaksojne. Perse te mos guxoni me dy ngjyra?

Ngjyra e 2015- Provoni me kontrastet e ngjyrave, një mur me shirita vertikale te verdha dhe vjollce do te jete perfekte, sekreti do te jete nëse shtoni diçka te zeze.

Stili i 2015- Stili perfekt për te plotësuar këtë hapësirë është klasike, karakterizuar nga mobilie te bardha me llak dhe te dekoruar me lule te lehta ngjyre pas ngjyre.

Shigjetari

Shtëpia juaj, miq te shigjetarit duhet te shkëlqeje nga eleganca, klasi dhe tendenca por vetëm nëse do te bëni zgjedhjet e duhura.

Ngjyra e 2015- Ngjyra e arte do te jete shume glamour.

Stili për 2015- Zgjidhni aksesor dhe objekte te arta për te kompletuar me një stil minimal ne total white.

Bricjapi

Për bricjapin zgjedhjet drastike dhe definitive karakterizojnë 2015.

Ngjyra e 2015- Një ngjyre e kuqe nuk do t’u prishe pune.

Stili i 2015- Provoni stilin e viteve 70′ për një tendence pa fund.

Ujori

Do te keni dëshirë te jetoni shtëpinë ne mënyrë ndryshe, duke mbyllur jashtë dere momente stresi dhe tensioni për te shijuar paqen dhe relaksin e ambientit shtëpiak.

Ngjyra e 2015- Ngjyrat pastel dhe ato te lehta do t’u ndihmojnë te gjeni relaksin qe kërkoni.

Stili i 2015- Ka ardhur momenti për te ndryshuar arredimin, synoni për komoditet por pa lënë pas dore dhe stilin.

Peshqit

Për peshqit parashikohet një vit i mbushur me objektiva te rëndësishme për te arritur.

Ngjyra e 2015- Ngjyrat qe do t’u shërbejnë ne shtëpi duhet te jene te forta me energji dhe elegante. Marsala, e purpurt dhe e kuqja do te jene ngjyrat te cilat duhet ti merrni ne konsiderate duke i kombinuar me bezhën dhe panen perfekte për sallonin dhe do ti bëjnë ambientet tuaja ideale.

Stili i 2015- Një këshille? Eliminoni tapetet e vjetër qe mbani ne shtëpi, propozime te reja ju presin.

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close