fbpx

Manipulim skandaloz i testimeve eksterne! (FOTO)

Duke analizuar rezultatet e testimit ekstern, gjegjësisht listat për shpërblim dhe ato për dënim, vërehet se në listën për shpërblim numri i mësimdhënësve shqiptar është vetëm 30%. Ky numër është rritur për shkak të testimit intern në  shkollat fillore. Në këtë listë nuk ka asnjë mësimdhënës shqiptar që është testuar në testimin ekstern. Pse? Duke shikuar listat për dënim të mësimdhënësve në arsimin fillor dhe të mesëm, vërehet se numri i mësimdhënësve shqiptar që dënohen është 80% nga totali në nivel republikan. Pse? Përgjigjet e këtyre dy pyetjeve i di udhëheqësi i Qendrës shtetërore për testime. Por ajo hesht, prandaj jam i detyruar t`ia përkujtoj një fakt shumë tronditës.

Pyetja 1 Testim

Testimi në mësimin në gjuhën shqipe është manipuluar në mënyrë flagrante! Pse? Së pari shumica e pyetjeve të hedhura në sistem, në arsimin fillor dhe të mesëm, nuk kanë asnjë kuptim në gjuhën shqipe, nocionet e përkthyera janë nocione që nuk hasen në asnjë literaturë në gjuhën shqipe. Janë përdorur nocione të adoptuara në alfabet latin nga gjuhët tjera maqedonishtja apo edhe serbishtja. Opsionet e ofruara në sistem janë me të njëjtat defekte, por ka pyetje ku asnjëri opsion i ofruar nuk është i saktë (për këtë flet pyetja e vendosur me poshtë e marrë nga testimi ekstern).

Pyetja 2 TEstim

E dyta. Në shumë pyetje përgjigjet e sakta të nxënësve shqiptar janë marrë si të pasakta nga ana e QSHT (për këtë flet figura e marrë nga vlerësimi  i dhënë për nxënës konkret). Kushdo qoftë ai që është tallur me vlerësimet e tilla duhet të mbajë përgjegjësi dhe te dënohet për manipulim të  njohurive të nxënësve shqiptar. Askush nuk guxon të tallet me nxënësit shqiptar dhe mësimdhënësit shqiptar në një proces që është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e një kombi – arsimin dhe edukimin e gjeneratave të reja. Askush nuk guxon të nëpërkëmbë dijet e fituara nga nxënësit shqiptar e aq më pak mundin e dhënë nga mësimdhënësit shqiptar. Ky është një sulm i qëllimshëm për të nënvlerësuar një komb i cili ka dhënë edhe NOBELIST. I gjithë ky manipulim ka vetëm një zgjidhje. Anulim të gjithë testimit ekstern në gjuhën shqipe dhe më e rëndësishmja dorëheqje të menjëhershme të udhëheqësit të Qendrës shtetërore të testimeve.
Pyetja 3 TESTI

Riza Etemi
Mësimdhenës informatike në Sh.F. “Migjeni” Tetovë

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close