Shkupi, Kërçova dhe Tetova sërish vendet me nivel më të lart të ndotjes së ajrit

Në orën 15 niveli  në Shkup niveli i ndotjes shënoi grimcat PM 10 ne 372 mikrogram në një metër kub, i cili është shtat herë më i lart se të lejuara 50 mikrogramë.

Ky nivel i ndotjes është regjistruar në komunën e Qendrës, Karposhit, Lisiçes dhe Gazi Babës. Pothuajse në të gjitha komunat grimcat PM 10 kanë mbi 400 mikrograme në një metër kub.

Nivel të lartë të ndotjes ka edhe në Kërçovë dhe në Tetovë, kurse mbi nivelin e duhur të grimcave PM 10 në Veles, Koçani dhe Kavadarci.

Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor paralajmëron që të shfrytëzohet transporti publik dhe të mos përdoren makinat kur nuk është e domosdoshme, për ngrohjen e hapësirave të mos përdoren çfarëdo materiali por në mënyrë të rregullt të përdoren drunjtë.

Ndryshe grimcat PM 10 arrijnë kulmin maksimal në orët e mbrëmjes, nga ora 22 deri në 1 pas mesnate.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button