Edhe një propozim i ri për reformat në arsimin e lartë

Me propozim studentët të cilët nuk kanë dhënë pjesën e parë të provimit shtetëror, i cili jepet pas përfundimit të përfundimit të vitit të dytë, të kenë drejtë të dëgjojnë lëndët të parapara me vitin e tretë të studimeve, sot doli rektori i Universiteti i Shkencave dhe Teknologjive Kompjuterike “Shën Apostol Pavle” Ohër, Ninoslav Marina. Siç bën të ditur nga ky Universitet propozimi është dorëzuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
LEXO: UEJL, nismë për reforma të reja në arsim

Për MASh-in propozimi i FShKI-së i pranueshëm

Propozimi i dekanit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë  në UShKM, Dimitar Trajanov për të punuar në institucioni të arsimit të lartë në vende sipas programeve studimore të cilat pjesërisht (60-70 për qind) kanë qenë kompatibile me programet e universiteteve duket e pranueshme dhe do të jetë lëndë për analizë plotësuese, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

“Propozimin e dekanit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë Dimitar Trajanov është plotësim i nismës fillestare të Universitet të Evropës Juglindore, ku puna bëhet  sipas programeve më të mira të universiteteve evropiane dhe botërore është praktikë disa vjeçare” , thuhet në komunikatën e MASh-it

Lajme të ngjashme

Back to top button