Kuçi: Strategji e gabuar e qeverisë për stimulimin e investitorëve të huaj

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Menderes Kuçi e cilëson si të gabuar strategjinë e qeverisë për stimulimin e investitorëve të huaj në dëm të atyre vendorë. Kuçi thotë se investimet e huaja nuk ndikojnë as në ngritjen e standardit jetësor dhe as në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit, transmeton Alsat-M.

‘Në aspektin konkret të jetës së mirëfilltë ekonomike në vend nuk është se sjellin ndonjë rritje të standardit përkundrazi dihet se ata subvencionohen nga mjetet e mia, tuat, dhe të neve në përgjithësi, dhe në anën tjetër, përveç numrit i cili participon në rritjen e GDP-së dhe numrit me të cilin lavdërohet qeveria e që nënkupton eksporti i bërë nuk kemi ndonjë benefit. E kjo politikë si duket është një lloj çelësi të cilin po e përdor qeveria për të mbajtur numrat në nivel por jo se do të reflektojë pozitivisht në rritjen e standardit tuaj dhe tim’, theksoi Menderes Kuçi, Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Nga ana tjetër, pikërisht përmes stimulimit të investitorëve të brendshëm, sipas Kuçit do të përmbusheshin edhe synimet për ngritjen e standardit dhe ekonomisë së vendit. Madje sipas tij, një nga formulat që do rezultonin me sukses do të ishte që të paktën çdo investitori të huaj t’i bashkëngjitet dhe një vendor.

Lajme të ngjashme

Back to top button