Aeroplanët e Elvis Presleyt do të shiten në ankand (Video)

Dy aeroplanët privatë që kanë qenë në pronësi të Mbretit të rokenrollit, Elvis Presley, do të shiten në një ankand.

Njëri nga aeroplanët ka marrë emrin e vajzës së këngëtarit dhe është quajtur “Lisa Marie” (i blerë në vitin 1975 dhe i rregulluar si një banesë – me krevat të madh, banjë, hapësirë për takime, një stereo sistem me 50 altoparlantë etj.), ndërsa tjetri quhet “Hound Dog II”.

Asnjëri nga aeroplanët e Presleyt nuk kanë fluturuar qe 30 vite dhe janë të vendosur në Graceland, ku i vizitojnë turistët.

Aeroplani “Lisa Marie” për herë të fundit ka fluturuar për transportimin e ish-gruas së Elvisit dhe aktorit George Hamilton, në varrimin e tij.

Spekulohet se çmimi i aeroplanëve mund të arrijë deri në 10 milionë dollarë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button