Butel, hapen klubet e pensionistëve

Komuna e Butelit ka hapur tre klube të reja të pensionistëve, në lagje të ndryshme të saj.

Klubi i parë është hapur në Butel 2, menjëherë pranë çerdhes, dhe zë një hapësire prej 80 metër katrore.

Klubi i dytë është hapur në Shkup Veri në hapësirë prej 60 metër katrorë, për të cilët komuna paguan 10 mijë denarë në muaj qira.

Ndërsa klubi i tretë i pensionistë është tek Shoqata e pensionistëve ‘Butel’ tek qendra tregtare ‘Zhivko Brajkovski’ në hapësirë prej 100 metër katrorë.

Pensionistët e kësaj ane nuk kanë nguruar të përshëndesin këtë iniciativë.

‘Një klub i tillë është dashur që moti, unë jetoj në Butel 2 dhe çdo herë dilnim në park aty ose gjenim ose jo vend. Tani me shokët tanë pensionist e dimë vendin dhe shkojmë në klub kalojmë kohën duke luajtur shah ose letra dhe lojëra të tjera’ tha Rizvan R, pensionist.

‘Vijmë gati se çdo mbrëmje dhe kalojmë kohën duke luajtur domina, letra dhe lojëra të tjera bashkë me shokët tanë. Unë jetoj në Veri dhe mendoj se klube të tilla duhet të ketë në cdo lagje’ tha B.Rustemi, pensionist.

Ndryshe, nga Komuna e Butelit informojnë se për momentin po pregadisin edhe hapje të klubeve të reja në lagjet Radishan dhe Lubotenski pat./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button