Mbi 600 banorë të bllokuar në Malësinë e Shkupit

Fshatrat shqiptarë në Malësinë e Shkupit janë në gjendje shumë të rëndë ekonomike shkaku i borës, ngase rrugët janë të pakalueshme për makinat e thjeshta, ndërkaq banorët janë të varfër dhe nuk kanë makina të mëdha që të kalojnë këto rrugë.

Mbi 600 banorë nga fshatrat Brezë, Malinë, Tanushë, Llukarë, Goshincë dhe Strimë,  një javë rresht janë të izoluar nga çdo lidhje me botën e qytetëruar. Ata apelojnë deri te institucionet zyrtare që sa më shpejt të veprojnë në drejtim të sigurimit të kushteve normale për furnizim me gjërat elementare për ushqim sikur për njerëzit, po ashtu edhe për bagëtitë e tyre.

“Ushqimi dhe ilaçet nuk njohin gjuhë apo komb, andaj ne që jetojnë në kushte të rënda sociale dhe ekonomike, kërkojmë trajtim të barabartë me qytetarët e izoluar në zonat tjera në Maqedoni, dhe të cilëve shteti po u del në ndihmë. Nëse institucionet shtetërore nuk veprojnë sa më shpejt që të na sigurojnë rrugë dhe mënyra për sigurimin e furnizimeve jetësore, atëherë ky izolim mund të merr përmasa katastrofave. Paralajmërimi i të reshurave të borës dhe temperaturave të ulëta vetëm se do t’i shtojë vuajtjet dhe brengat tona”, thuhet në kërkesën për ndihmë të këtyre banorëve.

Ndryshe ata thonë se gjendja e rëndë sociale dhe ekonomike e cila shumë vite rëndon mbi banorët e këtyre fshatrave, ka mundësuar që këto zona malore shqiptare çdo vit të boshatisen duke u shpërngulur banorët e saj nëpër qytete apo edhe më larg në mërgim.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button