Në vend të “Makedonija Pat”, rrugët i pastruan firmat private

Marrëveshja në mes Makedonija Pat dhe firmave private për mirëmbajtje gjatë dimrit, sipas drejtorit të Ndërmarrjes Publike kushton rreth 730 mijë euro.

Paratë janë ndarë 37 përfaqësuesve të cilët kanë angazhuar 130 makina. Njeriu i parë i NP nuk e dinte se sa ishte marrëveshja, informacionin e mori nëpërmjet telefonit, njofton Alfa.

Sipas Byrosë për të Hyra Publike Makedonija Pat në nëntor ka nënshkruar tre kontrata për mirëmbajtje gjatë dimrit me firmën “Përparimi” nga fshati Strogomishte e Poshtme, komuna e Zajasit me vlerë prej 965 mijë euro, rreth 235 mijë euro më shumë sesa që tha drejtori i NP Makedonija Pat.

Kadriu sqaron se firma private nuk pastron tërë kohën por ka orë të caktuara.

Gjatë reshjeve të para të borës, rruga Kërçovë – Ohër ishte e ndalur rreth 20 orë dhe më shumë se dy mijë persona kaluan natën në automobil. Ndalesa ishte për shkak të rrugëve të pa pastruara, të cilat drejtori i quan çrregullim që e kanë krijuar shefat e ekipeve.

Magjistralja Shkup-Veles gjatë ditës së diel ka qenë e mbyllur me orë, kurse drejtori thotë se nuk ka pasur një informacion të tillë. Pas paralajmërimeve për reshje të reja të borës, ai thotë se ka plan që me kohë të bëhet pastrimi i rrugëve.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button