Të etur për famë!

Është shumë lehtë të kalkulosh se sa njerëz janë të etur për vëmendje, vetëm duke shikuar mënyrat apo qëllimet e tyre për në të ardhmen. Njerëzit në përgjithësi janë të etur për ëndrra sepse ëndrrat i japin realitetin asaj që ata e imagjinojnë dhe si e tillë është shumë e thjeshtë ta pranojnë . Më mirë atyre t’u shesësh një ëndërr se sa një realitet, ëndrra ka qenë dhe do të mbetet famë, sepse ëndrrën e dëshiron çdonjëri, kurse realitetin e posedon çdokush.

Këtyre njerëzve që dëshirojnë pikërisht këtë ëndërr, çdo gjë që iu del përpara e shkatërrojnë me të vetmin qëllim apo synim që të arrijnë atje ku nuk ishin dje.
Tani neve na pëlqen apo s’na pëlqen, është vulgare apo jo, në fund fare e gjitha kjo bëhet për para dhe kjo është diçka që na prek të gjithëve, si mënyra se si edukohen dhe si e shikojnë botën fëmijët për nesër, mënyrën se si ne fillojmë e shohim veten tonë, them në atë mënyrë se si ne e fusim veten tonë në trupat e tyre, dhe duam apo s’duam ky lloj virusi i shpërndarë te ne është pjesë e realitetit dhe nuk i shmangemi dot.

Mirëpo ka edhe njerëz të tillë që shfrytëzojnë njerëz të tjerë për të arritur deri te fama, apo siç ka filluar të ndodhë më shpesh tek ne nëpër korridoret universitarë duke e përdorur zhveshjen për të arritur vëmendjen e dëshiruar. Ajo çfarë është edhe më diskutabile është mënyra se si arrijnë njerëzit deri tek fama.

Në 20 vitet e para kur lindi kinemaja, kur shfaqeshin filmat, as nuk jepeshin fare emrat e aktorëve sepse akoma nuk kishte lindur ideja se aktorët mund të ishin të famshëm dhe atëherë njerëzit filluan të bënin çmos që të dinë emrat e aktorëve kështu që menjëherë ata e kuptuan se fama paska një tërheqje të jashtëzakonshme dhe e kthehu aktorin në produkt. Ata kishin diçka që i kthehu në fenomenin e zbuluar të quajtur “famë”, kurse tani popullit i tërhiqet vëmendja nga njerëz që nuk kanë asnjë lloj produkti, apo thënë më ndryshe, kanë një “produkt” të zbuluar nga ata dhe ajo është zhveshja apo lakuriqësia. Duke përdorur këtë “produkt”, këta njerëz arritën që të tërheqin vëmendjen e popullit dhe nga hiçi u bënë ata që janë sot.
Këtu luajnë rol të rëndësishëm mediat, që për të arritur rrjetet e dëshirueshme i targetuan dhe i masovizuan këta njerëz dhe taktikisht na i servirën neve, sepse derisa publiku e dëshiron këtë, atëherë mediat i mbajnë këta njerëz për shkak se suksesin e kanë të garantuar.

Çështja tjetër e cila është diskutabile është se edhe populli por edhe njerëzit që synojnë famën, nuk arrijnë dot të bëjnë dallimin në mes personit dhe personazhit, pra nuk arrijnë të bëjnë balancimin në mes dy roleve, që pastaj të bëjnë një jetë normale dhe profesionale, sepse këta janë fokusuar në investimin në pamjen e tyre, që do të thotë se këta paguajnë për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve, ndërsa po këta të investonin në arsim apo në edukatën e tyre atëherë do ti bënin të tjerët të paguajnë për vëmendjen e tyre, mirëpo kjo nuk ndodhë sepse personazheve u intereson të kenë vetëm famë, sepse fama i bie të jetë fuqi për ta.

Baza e famës është vëmendja, tjetri ka vëmendjen tënde prandaj të bindet ty me lehtësi, e ti si njeri “famous” përdorë vëmendjen e tij kundër tij, sepse kjo që shet ti, nuk është aspak në dobi të tij, por përkundrazi është në dëm të tij.
Kjo është shumica e të famshmëve tonë. Sa të ulët.
Ky është një ves i keq nga ata njerëz, ves i cili është i ngulitur thellë në shpirtrat dhe në thellësitë e tyre trurore. Dora e edukatës, moralit dhe diturisë fatkeqësisht nuk mundë të arrijë në këto thellësi. Për të konstatuar gjithë këtë që thashë më lartë, para një shekulli e tha Musolini: “Nuk më intereson se çfarë flasin njerëzit për mua, është mirë apo keq me rëndësi është të flasin për mua.”

Student gazetarie në USHT

Lajme të ngjashme

Back to top button