Ushtarët e KFOR-it vraponin lakuriq në Shkup

Dy pjesëtarë të KFOR-it nga Kosova janë arrestuar sot në mëngjes në sheshin Maqedonia në Shkup.

Policia njoftoi se ushtarët kanë prishur qetësinë dhe rendin publik. Si­ç njofton PlusInfo, ushtarët ishin nën ndikimin e alkoolit.

Ata janë zhveshur lakuriq dhe pa paguar pijet në lokalin ku kanë festuar kanë dalë duke vrapuar në shesh. Të mos krijohej ndonjë problem më i madh, ata u dërguan në stacionin policor. Për incidentin është njoftuar edhe komanda e tyre në Kosovë. Mësohet se ushtarët ishin nga kontingjenti danez.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button