Aksion policor në Bogovinë të Tetovës, 16 vajza punonin pa leje pune

 

Gjatë një aksioni policor në objektin hotelierik “Korabi” në fshatin Sedllarcë e Epërme, komuna e Bogovinës, Tetovë, pa leje pune janë gjetur 16 vajza, të cilat kanë punuar si valltare, këngëtare dhe kamariere.

Tre prej vajzave kanë qenë shtetase të Maqedonisë, ndërsa 13 tjera shtetase të huaja, ku 11 prej tyre nga Shqipëria dhe 2 nga Kosova. Disa prej tyre kanë qenë pa leje qëndrimi në Maqedoni, ndërsa katër vajza nga Shqipëria kanë pasur ndalesë aktive për hyrje në Maqedoni.

Gjithashtu është arrestuar edhe pronari i objektit hotelierik Z.Ll.(37) i cili morri edhe kallëzim penal për kontrabandë me emigrantë. Ndërsa shtetaseve të huaja do t’ju ndalohet hyrja në republikën e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button