Zeqiri: Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet pa Gruevskin organizator

Zgjidhja e vetme e krizës politike janë zgjedhjet e reja, të cilat nuk do të organizoheshin nga Nikola Gruevski.

Kështu thotë kryeredaktori i TV Alsat-M, Muhamed Zeqiri, në një intervistë për portalin Faktor.

Ai thotë se ka një dalje nga kriza politike dhe kjo është presioni mbi kreun e Qeverisë që të pranojë zgjedhje që nuk do t’i organizonte ai.

“Dalja e vetme është që të shtrëngohet Nikola Gruevski të negociojë me opozitën dhe të pranojë që zgjedhjet e ardhshme të mos organizohen nga koalicioni aktual qeverisës. Gjithçka tjetër është e pakuptimtë. Kjo, sidoqoftë, do të ndodhë në vitin 2015, por ajo që mbetet e paqartë është çmimi që do ta paguajnë qytetarë”, deklaroi Zeqiri.

Duke folur për provat e Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë, që pretendohet se provojnë përfshirjen në krim të kryeministrit dhe të partisë së tij, kryeredaktori i Alsat-it shprehet paksa me skeptizicëm.

“Nëse lideri i opozitës ka aq shumë besim në atë që flet prej disa muajsh, atëherë është reale që të pritet edhe shpërthim i popullit. Por vlerësoj se VMRO-DPMNE është e aftë dhe ka aso makinerie që për një shpërthim eventual të popullit të akuzojë opozitën, pavarësisht se ç’flasin provat e LSDM-së”, shprehet Zeqiri.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button