7 procedura kritike që duhen të kryeni në kompjuterët tuaj të rinj

Keni blerë një kompjuter të ri për këto festa të fundvitit? Fantastike! Ky harduer është çelësi që hap dyert drejt një bote plot mundësi. Mund t’ju ndihmojmë në shumë gjëra, që nga përgatitja e raporteve tuaja financiare deri tek ruajtja e kontakteve me të afërmit tuaj.

Por një kompjuter i ri nuk është sikur të keni blerë një makinë të re ku mjafton të vendosni çelësin dhe të shkelni pedalen. Kryerja e disa procedurave menjëherë pas ndezjes së kompjuterit tuaj mund të rezultojnë mjaft të dobishme në të ardhmen. Në këtë artikull kemi përgatitur një procedurë hap pas hapi ku detajohen disa element të nevojshëm për kompjuterët tanë.

Nxitoni për tek Windows Update (Përditësimi i sistemit operativ)

Hapi i parë është edhe më i rëndësishmi. Nuk duhet të lundroni së tepërmi në ueb nëse kopja juaj e Windows nuk është e azhornuar. Kjo procedurë mund t’ju marrë disa minuta madje edhe orë. Gjithsesi duhet të kryhet me patjetër.

Sigurohuni që kompjuteri juaj është i lidhur me internetin. Navigoni për tek Paneli i Kontrollit ( Control Panel), më pas tek kategoria Sistemi dhe Siguria (System and Security) duke klikuar mbi opsionin Përditësimi i Windows (Windows Update). Në këtë panel duhet të klikoni mbi butonin e kontrollit të përditësimeve (Check for Updates). Sistemi juaj do të kërkojë automatikisht për azhornimet më të fundit. Pasi ti keni shkarkuar dhe instaluar, do të jetë e nevojshme të rindizet kompjuteri disaherë mbase gjersa dritarja e përditësimit të sistemit të mos gjejë më asnjë azhornim aktual. Normalisht, sistemi operativ Windows do të shkarkojë dhe instalojë përditësimet automatikisht.

Instaloni shfletuesin tuaj të preferuar

Shfletimi në ueb është gjëja e parë që na shkon në mendje sapo ndezim kompjuterët tanë. Nëse Internet Explorer nuk përshtatet me preferencat tuaja, ekzistojnë disa shfletues të tjerë mjaft cilësore si Google Chrome, Firefox dhe Opera. Nëse doni siguri, ju sugjerojmë Firefox. Nëse doni shpejtësi dhe stabilitet

Google Chrome është zgjedhja e duhur. Nëse nuk preferoni asnjërën prej këtyre përfshi edhe Internet Explorer, Opera është një alternativë që ja vlen të provohet.

Krijoni një aleancë të re

ultimatefreesecuritysuite_primary-100056549-largeTë gjithë e dimë se Windows 8 ka të integruar një softuer të sigurisë ofruar falas nga Microsoft i cili quhet Windows Defender. Është një antivirus mjaft i mirë, por nuk përbën një softuer të avancuar. Por është e mundur që ky antivirus të çaktivizohet nëse doni të instaloni një softuer sigurisë me pagesë si alternativë më e mirë ngjashëm me Norton apo McAfee. Ju do të jeni ata që vendosin nëse doni të mbani një softuer sigurie me pagesë dhe nëse ndodh e kundërta Windows Defender përsëri mund të aktivizohet dhe të funksionojë normalisht.

Windows Defender nuk është i përfshirë në versionet e mëparshme të Windows, por sigurisht që nuk është suita e sigurisë më e mirë që mund të gjeni. Ekzistojnë alternativa të tjera që ofrojnë siguri falas si AVG, Avast, Bitdefender krahas atyre me pagesë.

Pastroni kompjuterin tuaj nga gjërat e panevojshme

Pasi të keni siguruar mbrojtjen më të mirë për kompjuterin tuaj është koha ti bëjmë një pastrim. Ju mund të anashkaloni këtë hap nëse ju e keni ndërtuar kompjuterin tuaj përfshi edhe instalimin e sistemin operativ. Instalimet e sistemit operativ Windows nga ana juaj nuk vijnë më softuer shtesë por kompjuterët nga prodhuesit e mëdhenj patjetër që duhet të kenë implementuar shërbimet e tyre brenda sistemit operativ. Për fat të mirë ekziston një softuer i quajtur PC Decrapifier, i cili skanon kompjuterin tuaj për softuerët e panevojshëm duke ju lejuar ti largoni përgjithmonë. Ofron një zgjidhje shumë më të mirë sesa të shkoni dhe kërkoni nga Paneli i Kontrollit për softuerët e panevojshëm një nga një që doni të largoni. Nëse kompjuteri juaj është i pajisur me Windows 8, PC Decrapifier nuk do të prekë asnjë softuer i cili vjen në formën e aplikacioneve “metro”.

Mbushni kompjuterin tuaj

Cila është arsyeja e largimit të softuerëve? E thjeshtë, që të krijojmë hapësirë për softuerët tanë. Normalisht që konfigurimi i softuerit në kompjuterin tuaj është diçka personale, por nëse po kërkoni disa sugjerime PCWorld Albanian e ka një të tillë. Ninite është një instrument mjaft i dobishëm për instalimin e programeve të reja. Ninite është një kundërshtar i PCDecrapifier nëse mund ta quajmë kështu. Përmes tij mund të instaloni një numër të konsiderueshëm aplikacionesh falas.

Krijoni një kopje rezervë të sistemit operativ

Tashmë që kompjuteri juaj është në gjendjen optimale është koha të krijoni një klon ose një kopje të hardiskut tuaj dhe ta ruani një hardisk tjetër. Një klon ose kopje e tillë përdoret për të hyrë në sistemin operativ edhe nëse hardisku juaj dështon të funksionojë.

Po ku ndryshon një klon nga një kopje? Esencialisht, një klon krijon shëmbëlltyrën ekzakte të hardiskut me të gjithë të dhënat e ndara sikur të ishte një instalim normal i Windows, ndërsa një kopje rezervë, të gjitha të dhënat e gjendur në hardisk i bashkon në një skedar gjigand që përmban çdo të dhënë të kompjuterit tuaj. Duhet disa kohë për krijimin e një skedari të tillë, por që ofron më fleksibilitet për ruajtjen e tij sepse është vetëm një i vetëm.

Ekzistojnë softuer të shumtë që krijojnë skedarë të tillë rezervë dhe klone të ngjashme. Ndër to mund të përmendim Macrium Reflect Free dhe EaseUS Todo Backup.

Përditësoni driverat

device-manager-update-100250633-largeKy hap nuk është për këdo. Pak gjëra mund të shkarkojnë probleme të shumta sa ç’mund të shkaktojë një driver i cili nuk përshtatet mirë me kompjuterin tuaj. Nëse kompjuteri juaj i sapo blerë po funksionon mjaft mirë, dhe atë e përdorni për gjëra bazike të tilla si shfletimi në ueb dhe punë me dokumentet Office, atëherë harrojeni se ekziston një driver kompjuteri. Gjithashtu Windows Update rregullon një pjesë të madhe të problemeve me gjetjen e driverave.

Por Windows Update nuk ofron më të mirën nëse ju jeni entuziastë të lojërave dhe duhet të implementoni konfigurimet më të fundit. Driverat e kartave të grafikave duhet të përditësohen për të siguruar performancën maksimale për lojërat më të fundit. (PCWorld Albanian

Lajme të ngjashme

Back to top button