Todorov dhe Kamillovski nëpërmjet telefonit kanë bërë listën e profesorëve që janë kundër protestave

Për listën e profesorët dhe asistentët të cilët dolën në anën e qeverisë dhe janë kundër kolegëve  profesor për provimin shtetërorë një rol të rëndësishëm ka luajtur dr. Vlladimir Kamillovski i cili është anëtarë i VMRO-DPMNE-së dhe udhëheqës i këshillit në Aerodrom nga kjo parti, informon Libertas.

Kamillovski sipas burimeve të Libertas, para se të bëhet publike lista e përkrahësve të provimit shtetëror ju ka ofruar kolegëve që të mbajnë anën  e qeverisë, ndërsa shumë personave u është paraqitur edhe në telefon.

“Kamillovski nëpërmjet telefonit më ka pyetur nëse do të përkrah provimin shtetëror dhe thoshte se po paraqitet nga kabineti I ministrit Todorov. Në fakultetin e mjekësisë një kohë të gjatë zbatohet provimi shtetëror dhe ai e theksonte se nuk bëhet fjalë për atë provim por për provimin që nxiti protesta të studentëve kohëve të fundit”, thotë të njëjtat burime.

Kamillovski nuk është mjeku I parë që futet në lojën politike me listat. Para tij për kandidaturën e Ivanovit për president listë të përkrahësve bënte edhe drejtoresha e klinikës për fëmijë dr. Sofijanova.

Lajme të ngjashme

Back to top button