MPB: Vajza dhe djali në veturë me siguri kanë vdekur nga helmimi

Vajza dhe djali që u gjetën të vdekur në veturë në një garazhë në rrugën ‘Hristo Tatarçev në Shkup, me siguri kanë vdekur nga helmimi I gazrave të lëshuar nga automjeti”, deklaroi zëdhënësi I MPB-së Ivo Kotevski për 24 Vesti.

Duke pasur parasysh faktin se vetura ishte e ndezur, kryesisht punonte motori, ndërsa garazhi ishte e mbyllur, sigurisht arsye për vdekjen është helmimi nga gazrat e lëshuar.

Rasti tragjik në polici është paraqitur rreth orës 17.

Lajme të ngjashme

Back to top button