Dëshmi shokuese: Pamë njerëz të vdisnin nga flakët (Video)

Edhe pse tragjedia e anijes “Norman Atlantik”, që mori flakë në det me mbi 400 njerëz në bord, ka përfunduar, dëshmitë e njerëzve që e përjetuan atë, janë shokuese.

Tre shtetas greko-shqiptarë të mbijetuar, kanë rrëfyer se kanë parë njerëz të vdisnin nga asfiksimi, si pasojë e zjarrit që shpërtheu në bord. Ata rrëfejnë se si nuk mundën të ndihmonin dot një grup njerëzish që mbetën të bllokuar në një portë, ndërsa brenda saj gjithçka digjej.

“Ne kemi parë njerëz të vdesin të asfiksuar, trupat e tyre janë në anije. Kur një derë u mbyll, shumë prej tyre u bllokuan pas nesh, ata nuk mundën të tejkalonin dot. Godisnin me duar derën që ta hapnim por ne nuk ia dolëm dot. Dy prej tyre i pamë qartësisht nga një dritare anësore që ranë të vdekur nga asfiksimi”, tha njëri nga ata.

Kjo është historia e tre dëshmitarëve shqiptaro-grekë, që u dha ndaj avokatëve të tyre, të angazhuar tashmë në çështjen në fjalë.

Skenare tmerruese, të cilat kujtojnë fundin e tmerrshëm të njerëzve që mbetën të bllokuar mes flakëve që kishin përpirë anijen, dhe zërat e tyre që sa vinin e bëheshin më të dobët me kalimin e orëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button