Keqpërdorime në Facebook: Më shumë hapen profile të rejshme

Qytetarët vitin e kaluar më së shumti janë ankuar për keqpërdorim të të dhënave personale në rrjetet sociale, gjegjësisht për hapje të profileve të rrejshme në “Facebook” ose, madje, se profilet u janë hakuar. Gjatë vitit 2014 Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale ka pranuar gjithsej 370 ankesa për keqpërdorim të të dhënave personale, prej të cilave 341 janë përfunduar, ndërsa 29 janë në vijim.

Në krahasim me vitet e kaluara shënohet ulje e numri të ankesave. Për krahasim me vitin 2013 në DMDHP janë dorëzuar 404 ankesa, në vitin 2012 ­ 385 etj. Sipas analizave të bëra nga Drejtoria, ulja e numrit të ankesave të pranuara është meritë e rritjes së vetëdijes publike për ekzistimin dhe rëndësinë e të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale.

Nga 1 janari deri më 30 dhjetori i vitit 2014, Drejtoria ka pranuar 370 ankesa, prej të cilave 126 për hapje të profileve të rrejshme në “Facebook”, 51 për keqpërdorim të të dhënave personale nga organet e administratës shtetërore, 45 për profile të hakuara në “Facebook”, 24 për keqpërdorim në internet, 13 për video­mbikëqyrje, 10 për hapje të profilit të rrejshëm në “Facebook”  për fëmijë minorent dhe gjithashtu 10 për rrjetet e tjera sociale. Ankesat e tjera u dedikohen keqpërdorimit të të dhënave personale në sektorë dhe sfera të tjera, midis të cilave ka shërbime publike, banka, kursimore, në pjesën e komunikimeve elektronike, punësim, gjyqësi etj.

Lajme të ngjashme

Back to top button