Arkitekti i Qendrës Klinike ka qenë dy herë i arrestuar në Itali

Antonio Savoino nga kompania italiane “Aren SRL” e cila fitoi tenderin për ndërtimin e qendrës së re klinike “Nënë Tereza”, ka qenë i përfshirë në një seri skandalesh korrupsioni në Itali para një dekade, zbulon portali “Nova”.

Savoino i cili tani është në moshën 84 vjeçare, paraqitet në Bordin e Drejtorëve të “Aren SRL”, shtëpisë projektuese që duhet të ndërtojë objektin grandioz, ndërsa në pozicionin e shefit ekzekutiv është djali i tij Davidi.

Sipas mediave italiane, Antotio Savoino dy herë ka qenë i arrestuar në lidhje me ndërtimin e spitaleve në Asti dhe Savona të Italisë. Në njërin nga rastet, ai në vend që të ndërtojë një objekt të ri dhe një laboratori të specializuar, siç edhe ishte plani dhe marrëveshja, thjesht kishte kryer rikonstruim  të objektit ekzistues.

Mbetet e paqartë nëse autoritetet maqedonase kanë qenë në dijeni të së kaluarës së personit të cilit i kanë besuar ndërtimin e objektit më të madh shëndetësor në Maqedoni, me një hapësirë prej 61.500 metrash katrorë. Në fakt, a është e mundur që autoritetet të mos dinë rreth së kaluarës së tij, kur informatat janë në dispozicion online.

Lajme të ngjashme

Back to top button