Përkohësisht pezullohen dy trena të cilët qarkullojnë deri dhe nga Manastiri dhe Kërçova

Për shkak të kushteve të këqija të motit dhe temperaturave të ulta prej sot përkohësisht do të pezullohen trenat me numër 541/540 në relacionin Shkup ­ Manastir ­ Shkup dhe 660/663 në relacionin Shkup ­ Kërçovë ­ Shkup.

Siç njoftoi HM Transport SHA ­ Shkup, të dy trenat nuk do të qarkullojnë derisa nuk krijohen kushte për vendosjen e tyre të sërishme në komunikacionin e rregullt hekurudhor.

Lajme të ngjashme

Back to top button