EVN: Normalizohet furnizimi me energji eleketrike në disa rajone kritike

Trafostacioni i Qendrës Zhupa nga sonte është me furnizim, informojnë nga EVN. Është lëshuar largëpërçuesi 10kW drejt trafoctacionit në fshatërat e Qendrës Zhupa. Më shumë se 95 % e vendbanimeve në këtë vend janë funrizuar me energji elektrike.

“Në kushte ekstreme të këqija ekipet e EVN Maqedonisë mbi përpjekjet njerëzore janë duke punuar në sanimin e numrit më të madh të defekteve nga inteziteti i madh i rënies së dëborës dhe erërave të forta, me çka gjendja e furnizimit të energjisë elektrike në rajonet me krizë dal ngadalë është duke u normalizuar. Sonte një pjesë e madhe e defekteve nga fshatërat e padepërtuar në rajonin e Strugës, Ohrit dhe Resnjës po furnizohen me energji elektrike. Normaliteti i furnizimit në vendbanimet e Prespës, Kozjak, Kisha e Përpjeme dhe e Ulët, Ezerani dhe kolektori në Ezeran, Lubonjë, Dupeni i Epërm, Reka e Majtë, Krushje.
Thirrjet janë optimiste se deri në mesnatë me furnizim do të jenë edhe vendbanimet Grnçari. Në rajonin e Ohrit u furnizuan me energji elektrike edhe Llokoçarja e Epërm dhe e Ulët, Klimeshtani, një pjesë e Mesheishtës dhe Trebenishtes; si dhe të gjitha defektet largëpërçuese nga 10kW tek Veleshtova dhe Krushje janë sanuar, ku sonte ose në orët e hershme të mëngjesit me furnizim do të jenë edhe Kallishte, Frangovë, Radollishte, Ferishte, Drasllaicë, Moroishtë, Llozhanë, Livad, Bixhevë, Vevçan dhe Veleshtë.

Pika kritike me furnizim ka ende në rajonin e Dibrës, ku ekipet e EVN Maqedonisë intezivisht janë duke punuar në sanimin e defekteve. Në rajonin e Strugës në lëvizje nga Llukova dhe Jabllanicë, qasja tek shtyllat është shumë e vështirë; ekipet e EVN-së vështirë po depërtojnë deri tek to, por, edhe sonte dhe nesër do të punohet në normalizimin e furnizimit.

Pika më kritike janë fshtrat në rajonin e Dibrës, në fundtë Rekës me lëvizje nga Zhirovnica deri tek ura Boshkovë, ku plotësisht është shkatërruar rrjeti distributiv, dhe largëpërçuesit e 35kW dhe 10kW. Në këtë veprim është duke u bërë lidhje e re, ku vetëm për një ditë janë ngritur largëpërçuesit e rinj me 10 shtylla, por dy shyllat lidhëse të cilat e bëjnë lidhjen përmes liqenit të Dibrës janë rrënuar nga erërat dhe dëbora dhe së bashku janë rënuar në liqe”, informojnë nga EVN.

Lajme të ngjashme

Back to top button