Pas Podolskit, radhën e ka Shaqiri

Lukas është lojtar i Interit. Gjermani mbrëmë arriti në Milano, ndërsa sot do t’i kryej testet mjekësore.

Por, nuk është vetëm Podolski dëshira e Interit për këtë afat kalimtar. Gjatë ditës së sotme, zyrtarët e skuadrës zikaltër, janë takuar me vëllanë e Xherdan Shaqirit, Erdinin, me të cilin u diskutua transferimi i 23 vjeçarit në “San Siro”,

Blerja e Shaqirit ka marrë dritën e gjelbër edhe nga presidenti Thohir, që kosovarin e pëlqen më shumë se Lavezzin.
Për Shaqirin, në garë mbetet edhe Liverpooli dhe Juventusi.

Lajme të ngjashme

Back to top button