MPB-ja arreston një grup sirianësh në Veles

Policia e Velesit në një autobus ka zbuluar një grup sirianësh të cilët nga Gjevgjelia kanë udhëtuar për në Kumanovë. Rastin e ka paraqitur një qytetar i Gradskos, dhe më pas policia ka organizuar aksion për arrestimin e tyre. Ata kanë deklaruar se dëshirojnë ilegalisht të shkojnë në Bashkimin Evropian. 

Emigrantët në mënyrë ilegale e kanë kaluar kufirin greko-maqedonas. Pas bisedës me ta, ata janë dërguar në Qendrën për pranim të emigrantëve në Shkup. Për një muaj ky është grupi i tretë i emigrantëve që janë zbuluar në Veles. /Portalb  

Lajme të ngjashme

Back to top button