Cliff: Kosovës i duhet një KGJK e pastër

Diplomati britanik Ian Cliff ka theksuar se këkrkon monitorim të pushtetit.

Ai në një bisedë për KosovaSot ka thënë se një gjë e cila është shumë e rëndësishme për Kosovën, është përmirësimi i sundimit të ligjit.

Cliff po ashtu ka theksuar se Qeveria e re do të duhet ta shtojë Këshillin Gjyqësor si një agjenci të tretë e cila do të mund ta monitorojë sundimin e ligjit në Kosovë.

“Një gjë shumë e rëndësishme për Kosovën është edhe përmirësimi i sundimit të ligjit, andaj këtu do të shtoja edhe një agjenci të teretë, të cilën Qeveria e re do të duhet ta shtojë, që është Këshilli Gjyqësor, i cili duhet të jetë më i pajisur, duhet të ketë njerëz të cilët e kuptojnë se si funksionon Këshilli Gjyqësor edhe më e rëndësishmja është që duhet të jenë njerëz me një të kaluar të pastër, që nuk kanë tani dhe nuk kanë pasur edhe në të kaluarën probleme me ligjin”, ka thënë Ian Cliff.

Lajme të ngjashme

Back to top button