Më shumë borë në Mavrovë, në Tetovë 20 cm

Mavrova vazhdon të jetë zona me më shumë reshje të borës. Në Mavrovë, trashësia e borës ka arritur në 65 centimetra, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftoi.

Sipas të dhënave më të fundit, zona e dytë për nga reshjet e shumta është Krusheva me 35 centimetra dhe vijon Pozharani me 34 centimetra.

Për ditën e nesërme paralajmërohen reshje të reja të borës.

Në qytetet dhe zonat e tjera trashësia e borës është e ndryshme:

Tetovë 20 cm
Ohër 19 cm
Manastir 18 cm
Pretor 16 cm
Prilep 12 cm
Shkup (Zajçev Rid) 9 cm
Shkup (Petrovec) 6 cm
Berovë 4 cm

Lajme të ngjashme

Back to top button