Rajoni i Dibrës, 6 ditë pa rrymë!

Mbi 30 fshatra të Komunës së Dibrës, Qendrës se Zhupës dhe Mavrovë-Rostushe, plotë gjashtë ditë janë pa energji elektrike. Edhe përskaj intervenimit në terren të ekipeve të EVN-së,  fshatrat janë pa energji elektrike, ndërkohë reagimet e banorëve janë të mëdha.

Kryetari i komunës Mavrovë-Rostushe, Mukrem Mehmedi deklaroi se ka reaguar ashpër në vonesën e sanimit të problemit. Banorët vitin e ri e kanë pritur në terr, ndërsa kurbetçarët të cilët kanë ardhur nga vendet e evropës, tashmë kanë filluar të kthehen para përfudimit të pushimit.

Edhe Kryetari i Dibrës, Ruzhdi Lata, tha se i ka ndërmarrë të gjitha aktivitetet e mundhshme, por për momentin gjithçka varet nga EVN-ja.

Në komunën e Qendrës të Zhupës gjitha fshatrat janë pa rrymë, ndërsa Kryetari i komunës, Sarjan Ibraim thotë se rrugët lokale janë të gjitha të pastruara nga pushteti lokal, por rryma është problemi më i madh. Banorët janë të dëshpëruar nga vonesat e intervenimit të ekipeve të EVN-së. Ndryshe, më shumë revoltë ka në adresë të NP “Rrugët e Maqedonisë”, e cila rrugët rajonale nuk nuk kujdeset për mirëmbajtjen e rrugëve rajonale.

Lajme të ngjashme

Back to top button