Real Madridi i theu yjet e Crvena Zvezdës

Fituesit e tetë titujve në garën elitare të klubeve në Evropë kanë shukatur turmën prej 20 mijë shikuesish në Beograd duke sakatuar “Yllin e Kuq” në dy çerekët e parë.

Megjithëse në pjesën e parë Rodriguez nuk shënoi asnjë pikë, në të dytën u kthye për të shënuar 12 pikë ndërsa Fernandez shënoi 11 nga 15 pikët e tij në çerekun e tretë. Vlen të theksohet se dyshja, pikët më të vlefshme i shënoi nga gjuajtjet për tri pikë në një pjesë të lojës kur Reali i Madridit shënoi për 14 me 0 ndaj Zvezdës, transmeton Koha.net.

Ata u ndihmuan nga qendra me përvojë, Felipe Reyes, i cili shënoi 13 pikë dhe mbuloi për mrekulli kundërshtarin e tij Boban Marjanovic, duke detyruar mbrojtësit e Crvena Zvezdës të tentojnë me gjuajtje nga distanca.

Në disavantazh prej 15 pikësh në fazën e fundit në ndeshjes, Zvezda ndërmori një aksion të fundit për të ngushtuar rezultatin, por kjo gjë nuk mjaftoi për t’i kënaqur fansat të cilët ishin mbledhur për orë të tëra para sallës për të blerë biletat.

Lajme të ngjashme

Back to top button