Për Pogban Manchesteri ofron plot 90 milion euro

Rinovimi, i zyrtarizuar vetëm në fund të tetorit, nuk i tremb pretendentët e Paul Pogba. Sipas asaj që shkruan “Daily Express”, Manchester United është gati të ofrojë plot 70 milionë sterlina, apo 89.46 milion euro, për të risjellë në “Old Trafford” francezin.

Pogba, llogaritët ndër talentët më të mëdhenj në botë për momentin, ndërsa në mesfushën e Juventusit, është shndërruar në një lider të pazëvendësueshëm.
Kujtojmë që në vitin 2012 kampionët e Italisë e morën Pogba-në nga United me parametra zero, ndërsa ky lëshim i United, konsiderohet ndër dështimet më të mëdha të Fergson në karrierën e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button