“Parada e Trëndafilave” në SHBA

“Parada e Trëndafilave” quhet eventi i përvitshëm i cili është kthyer në traditën amerikane për datën 1 janar. Një karvan i dekoruar me mijëra trëndafila përshkon bulevardin Kolorado në Kaliforni si pjesë e fushatave me subjekte të ndryshme çdo vit.

Për vitin 2015 tematika e këtij eventi është histori frymëzuese. Revista ‘Forbes’ shkruan se në qendër të saj është zgjedhur historia e 82-vjeçares Xhoan Uilliams. Historia e saj merr jetë 57 vite më parë, kur u përzgjodh Miss Kalifornia, por më pas iu mohua kurora pasi ishte me origjinë afro-amerikane.

Krahas kësaj historie, janë edhe shumë të tjera që u përkasin njerëzve të tjerë, të cilët ndryshe nga të tjerët mbartin nga një sekret të veçantë.

Nën siglën ëndrra kaliforniane, edhe këtë vit pritshmëritë për eventin janë tepër të mira. Puna dhe lodhja e grupeve vullnetare ka qenë e madhe për ta realizuar më së miri paradën. Miliona lule dhe bimë ekzotike nga e gjithë bota janë dërguar në Pasadena. Rreth 700.00 vetë janë mbledhur për ta ndjekur nga afër shfaqjen kaliforniane të trëndafilave.

/ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button