Si të flini më mirë? Ja disa metoda

Te bëni një gjumë te mire është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe mirëqenien. Gjumi i mjaftueshëm i jep energji dhe kohë trupin tuaj për tu shëruar nga stresi i ditës së mëparshme. Me poshte jane paraqitur disa nga menyrat per nje gjume te mire.

Metoda e pare: Te bëni shtratin dhe dhomën e gjumit “mikpritës”. 
  • 1. Përdoreni dhomën e gjumit “vetëm” për gjumë, dhe jo për te ngrënë, për te pare TV, për te punuar apo për te dëgjuar muzike.
  • 2. Kujdesuni për dyshekun dhe çarçafët tuaj. Mbajini ne rregull.
  • 3. Bëjeni dhomën e gjumit sa me te rehatshme dhe te pastër.
Metoda e dyte: Menaxhoni ushqimin tuaj.
  • 1. Hani darkë të paktën tri orë përpara kohës se gjumit.
  • 2. Mos shkoni ne shtrat me stomakun bosh.
  • 3. Mundohuni te përdorni kafen dekafeinato.
  • 4. Pini një pije te ngrohte relaksuese.
  • 5. Mos pini ne momentin përpara se te shtriheni për gjumë.
  • 6. Sa me pak “net alkooli”.
Metoda e trete: Përgatitja për fazën e gjumit.
  • 1. Beni një dush me ujë të ngrohtë.
  • 2. Rehatohuni. Përgjithësisht duke veshur rroba me te cilat ndiheni shume rehat.
  • 3. Fikni dritat, ndaloni se pari televizor dhe ndaloni se përdoruri kompjuterin një ose dy ore para gjumit.
  • 4. Mundohuni të eliminoni të gjitha burimet e tjera të dritës.
  • 5. Vendosni një maske për sytë.
Metoda e katërt: Ndryshoni rutinën tuaj të përditshme.
  • 1. Shkoni në shtrat dhe zgjohuni ne te njëjtën ore çdo ditë.
  • 2. Konsideroni te shpenzoni me pak kohe për gjumin, nëse ju duhet me shume se 30 minuta për te fjetur ose zgjoheni shpesh gjate natës. Ju po i jepni trupit tuaj me shume gjumë se sa i nevojitet.
  • 3. Beni rregullisht ushtrime fizike.
  • 4. Beni një sy gjumë gjate drekës.
  • 5. Flini ne pozicione te ndryshme.
Metoda e peste: Medikamente për një gjumë më të mirë.
  • 1. Provoni pilulat e melatonines, një hormon i prodhuar nga gjëndra pineale në trurin tuaj.
  • 2. Provoni produktet e antihistamines se pastër që shkaktojnë përgjumje. Një produkt ky qe përdoret për gjendjet alergjike.
  • 3. Konsultohuni me doktorin.

Lajme të ngjashme

Back to top button