Mizo thotë se 13 kompani të huaja fillojnë investimin gjatë këtij viti

13 kompani të reja kanë nisur procedurat për investime në Maqedoni në ndonjërën prej zonave ekonomike. Nga  Drejtoria për Investime të huaja thonë se disa prej kompanive tashmë kanë filluar me planin infrastrukturor apo me ndërtimin e kapaciteteve për punë në ndonjërën prej zonave  kurse disa do të fillojnë me punë gjatë periudhës së ardhshme, dhe paralelisht do të rekrutojnë edhe kuadro të reja. Nga këto investime pritet hapja e mbi 12 mijë vendeve të reja të punës, thonë nga Drejtoria për Investime të Huaja

“Unë mendoj se të gjitha do të fillojnë me punë po kjo nuk do të thotë se gjithë investimi do të realizohet. Kjo pasi që disa prej këtyre investimeve janë afatgjatë. Mund të zgjasin edhe deri në 5 vite, prandaj numri i vendeve të reja të punës nuk mund te pritet të realizohet këtë vit. Kjo ndoshta mund të pritet në afat mesatar. Por këtë vit, të gjitha do të fillojnë me rekrutimin dhe trajnimin e njerëzve dhe do të kenë vende për prodhim”, u shpreh Viktor Mizo, Drejtoria për Investime të Huaja.

Mizo tha se kompanitë e reja do të fokusohen kryesisht në zonat ekonomike jashtë Shkupit pasi hapja e vendeve të reja të punës në qytete më të vogla, ka efekt më të dukshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button