fbpx

Si të ushtroni fëmijët tuaj?

Nëse jeni në kërkim të mënyrave të reja për të përfshirë fëmijët në çdo pjesë të ditës suaj, atëherë ndiqni disa këshilla.

Të gjithë prindërit dëshirojnë që fëmijët e tyre të kenë jetë të sigurt dhe të shëndetshme. Por kjo është e vështirë të arrihet, sepse ditën e zë puna, shoqëria dhe të gjitha detyrimet e tjera. Kështu që përkushtimi dhe vëmendja ndaj tyre nuk është gjithmonë ajo që dëshironi. Sepse është e vështirë të vendosni një ekuilibër mes punës, familjes dhe aktiviteteve të tjera të ditës. Megjithatë, duke vendosur një shembull të shëndetshëm është një fillim i mirë.

Mbani gjithmonë familjen në aktivitet fizik
Një studim i vitit të kaluar ka zbuluar se fëmijët dhe adoleshentët kanë nevojë po aq sa ju për t’u ushtruar me aktivitete fizike. Le të mos flasim pastaj për fëmijët e shëndoshë, të cilët i kanë të bllokuara arteriet e tyre po aq sa një i rritur 45-vjeçar, kështu që mund të gjenden në kushte të rënda shëndetësore shumë më herët se sa prindërit e tyre.

Planifikoni aktivitete jashtë në natyrë
Vendosni një ditë në javë kur bashkë me fëmijët të bëni diçka aktive dhe ndryshe nga e përditshmja: not në verë, udhëtim në mal apo ski në dimër, ose piknik në pranverë në vjeshtë. Organizoni së bashku një drekë në natyrë dhe zgjidhni disa ushqime të shëndetshme pas një stërvitjeje të mirë. Pas kësaj dite, çdo gjë do të jetë më energjike në familje.
Bëni gjimnastikë bashkë
Pyesni rreth e rrotull shtëpisë nëpër klubet e palestrës dhe qendrave të tjera të komunitetit në zonën tuaj, në lidhje me joga-t ose gjimnastikën, klasat e formuara së bashku me prindërit dhe fëmijët. Në qoftë se fëmija juaj është shumë i ri për të marrë pjesë, shikoni për klasat që mund t’ju ndihmojnë për të djegur kalori me fëmijën tuaj, duke përfshirë ato në lëvizjet tuaja joga. Ose merrni me vete edhe qenin.

Planifikoni ditën
Ka disa mënyra për të shtuar përkujdesjen ndaj fëmijës, pa rregulluar gjithë sallonin duke tërhequr mobiliet gjigante të pajisjeve të stërvitjes. Caktoni një afat kohor për shikimin e televizionit dhe përfshini disa ushtrime të domosdoshme për të mbajtur të gjithë familjen në lëvizje.

Bëni bashkë punët e shtëpisë
Kthejini punët në një lojë ku të përfshiheni të gjithë së bashku. Bëni gara për të parë sa shpejt mund ta pastroni shtëpinë dhe pastaj përpiquni të ndërtoni një grafik për javën e ardhshme. Gjatë kësaj kohe, përpiquni edhe të argëtoheni me muzikë, ndërsa vendosni lavatri?en, merrni fëmijët të këndojnë dhe kërceni bashkë me ta. Merrni qenin për shëtitje dhe bëni një rul patinazhi apo hedhje me litar.

Bëni blerjen e ushqimeve bashkë
Kjo është shumë e domosdoshme dhe ia vlen të përmendet: Familjet që hanë ushqim të shëndetshëm janë të prirura të kenë zakone të shëndetshme, të tilla si aktiviteti i rregullt fizik. Nëse doni më pak detyrime pas lindjes së një fëmije, d.m.th thjesht t’i ushqeni shëndetshëm, duhet ta përfshini gjithë familjen. Ka shumë të ngjarë të keni sukses. Merrini me vete fëmijët, le t’i marrin vetë frutat dhe perimet që pëlqejnë dhe të përfshihen edhe në përgatitjen e ushqimit. Ata kanë shumë më shumë gjasa për t’i shijuar ushqimet e tyre. Pastaj, edhe për të pastruar pjatat e tyre.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close