CIA shuan dyshimet: Nuk ishin UFO-t, por ne

Agjencia Qendrore e Inteligjencës amerikane ka pranuar se është përgjegjëse për dritat e UFO-ve në mesin e viteve të shekullit të kaluar. Këto shenja që u interpretuan gjerësisht si veprime të UFO-ve, në fakt ishin fluturime sekrete të CIA-s në lartësi të mëdha.

Vitet 1950-60 ishin vite kur amerikanët raportonin masivisht për shfaqjen e alienëve duke folur për një “pushtim” të mundshëm. Këto shenja ndikuan edhe tek filmat si “Close Encounters of the Third Kind”, “ET,” dhe “Star Wars.”

Por, tashmë është vetë CIA e cila saktëson se objektet fluturuese të paidentifikueshme ishin më shumë fantazi se sa fakt, pasi pas tyre qëndron vetë CIA. Për të vërtetuar këtë CIA ka publikuar një dokument 272 faqe, të titulluar ‘The CIA and the U-2 Program, 1954-1974’ , që përshkruan misionet e gjurmimit, në rreth 18 mijë metra lartësi, gjë e cila nxiti spekulime./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button