Shqiptarët rekord lindjesh në Itali

Në dy ditët e fundit është shënuar një rekord lindjesh të fëmijëve shqiptarë në Itali.  Fëmija i parë i 2015-ës është një kinez, ndërsa i fundit është një shqiptar. Fëmija i fundit që lindi në vitin 2014, dhe që është shqiptar dhe quhet  Martin Imeraj.

Ai erdhi në këtë botë në orën 22:18 natën e kaluar me një peshë rreth 3.970 kg. Ndërkohë fëmija i parë i vitit të ri 2015 quhet Quentyn Chen dhe është kinez. Ai peshon 3.370 kilogramë dhe ka lindur në orën 1:33.

I pari italian që lindi është një djalë që quhet Andrea Pieri. Vitin e kaluar, e para që kishte lindur ishte një vajzë italiane, Chiara Castagnoli, i 2.820 kg; një vit para kësaj një fëmijë kinez,  Hao Ye, 3.140 kilogram. Në 2012, fëmija e parë që lindi ishte Anna, nga Galciana, bija e Deborah D’Angelo dhe Gennaro Patrociello.

Pontedera – Lejleku ka mbërritur në orën 09:45 ditën e hënë edhe në Pontedera në provincën e Pisa-s në Toscana. Fëmija quhet Denis dhe ka një mama me origjinë rumune, ndërsa babai i tij Ramiz Ruci është shtetas shqiptar.

Reggio Emmilia– Edhe në rajonin Emmilia të Italisë veriore, fëmija i parë i lindur ka qenë me origjinë shqiptare. Noel Filipi, lindi një minutë pas mesnatës në spitalin Santa Maria Nuova të Reggio-s. Nëna, 25-vjeçare Ariana Sirusha, u shtrua në spital për disa ditë në “Santa Maria Nuova”, pasi kishte rritje të rrezikshme të tensionit të gjakut. Ariana jeton me Valentin Filipin (të dy me origjinë shqiptare) dhe djalin e parë./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button