fbpx

LSDM: Pas zgjedhjeve kriminale, Gruevski duhet të pranojë kërkesat e opozitës

“Gruevski mirë e din se zgjedhjet e dyfishta kriminale gjatë vitit 2014, nuk ka vendosur populli, por institucionet nën kontrollin e tij. Nëse Gruevski thotë se ai dhe qeveria e tij fokusohen në gabimet e tyre, atëherë duhet ta pranojë këtë mëkat që u shkaktoi qytetarëve t Maqedonisë si në planin e brendshëm ashtu edhe në planin e jashtëm”, thotë LSDM-ja në një komunikatë të saj.

Sipas kësaj partie, nëse Gruevski është i gatshëm për bashkëpunim atëherë, në interes të qytetarëve dhe të kthimit të demokracisë në vend,  duhet të tregojë se pranon 5 pikat që i ka shtruar opozita për bisedime.

“Nëse Gruevski nuk e bënë këtë, atëherë bëhet e qartë se ai edhe gjatë vitit 2015 do të vazhdojë me politikën e dyfytyrësisë”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close