Kulla nga Kartoni

Padyshim se nëse shohim një ndërtesë të madhe dhe të bukur do ta josh shikimin e shumicës që jetojnë në një vend. Sigurisht edhe do ofkasin me një “OF”të madhe dhe kush në vete, e kush atij që e ka afër. Shih se çfarë ndërtese grandioze. A thua vallë të mençurit ç’do të thonin? Ose ata që kanë njohuri për arkitekturë. Do t’ju interesonte vendi dhe materiali i ndërtimit etj.

Domethënë, ato që perceptuesit nuk e perceptojnë të gjithë njëjtë këtë ndërtesë të madhe në lidhje të detajeve të ndërtimtarisë, se çka që t’ju thotë në lidhje me atë banesë, ata prapë se prapë nuk do ta kuptojnë përgjigjen e atyre që janë kompetent të flasin për lëmin në fjalë. Kjo ndërtesë grandioze ishte ndërtuar nga 153.000 njerëz. Pas ndërtimit, ndërtuesit ishin penduar për këtë ndërtim ngase materiali i ndërtesës nuk ka qenë cilësor. Bile pjesëmarrësit e kësaj kulle nuk pajtoheshin ta lënë këtë kullë. Po njëri nga pjesëmarrësit në këtë ndërtim isha edhe vetë unë.

Edhe unë si të tjerët jam penduar por një gjë dihet, ata që e kanë ndërtuar, ata do e shkatërrojnë. Ky pallat nuk do rrënohet nga ndonjë katastrofë natyrore, por nga një katastrofë shoqërore e natyrshme. Diku 12 vite në pushtet BDI, pothuajse asgjë nuk ka bërë për avancimin e Shqiptarëve. Dështimet e një pas njëshme dhe heshtjet e dështuara përballë incidenteve dhe aferave që maqedonasit i shkaktojnë kundrejt shqiptareve, çdo ditë e më shumë po dëshmojnë se kjo parti politike nuk ka kurrfarë kapaciteti të përballet me forcat politike Maqedonase, të cilat pas lufte evoluan në forca nacionaliste dhe punojnë vetëm për të mirën e Maqedonasve, duke anashkaluar dhe shtypur të drejtat dhe interesat e Shqiptareve, që përbejnë thuajse gjysmën e popullatës në Maqedoni.

Shumë aksione policore nëpër shtëpitë e shqiptareve, dënime me burgim të përjetshëm, madje edhe vrasje te shqiptareve te pafajshëm kemi përjetuar. Tash ti numërojmë disa nga dështime e BDI-së: Shkupi 2014, selfia e famshme me Nexhat Agollin, vendosja e Car Dushanit, rasti Mostra, burgosja e protestuesve shqiptar, djegia e pronave shqiptare në Gjorgje Petrov, kryetari parlamentar shqiptar, kryetari konsensual, mos zgjedhjen e problemit të ajrit në Tetovë, Zonat e lira ekonomike në Likovë, rrugët e shëmtuara, mos emërtimi i shkollave, mos rregullimin e çështjes së gjuhës shqipe, mos miratimi i ligjit për ushtarët e UÇK-së, anashkalimin e kulturës shqiptare, dhe më në fund mos të harrojmë kthimin e shqiponjës dy krenare në luanin e VMRO-së.

Dua t’ia bëj me dije liderit të kësaj partie dhe të tjerëve që janë nga Shkupi, se para se të na integroni në BE, duhet të na integroni nëpër komunat me shumicë dërmuese Maqedonase. A e dini të nderuar se ne frikohemi të flasim shqip nëpër ato vende. E kuptoj edhe këtë mënyrë të veprimit nga ana e BDI-së. Nuk ka kapacitet të parandalojë hovin etnocentrizëm të VMRO-së edhe tash kinse angazhohemi për në BE. Ndërtimi i kësaj pallate u ndërtua edhe nga partia shqiptare në opozitë PDSH. Ndërsa liderin e kësaj partie mund ta shohim vetëm në media vetëm atëherë kur të vjen era fushatë parazgjedhore. Kjo parti krejt mund të jetë përveç parti opozitare. Me të vërtetë parti më të fjetur nuk kam parë asnjëherë kur ti dëgjosh nëpër fushata thua në vete, se këto do të na përfaqësojnë në mënyrë më të mirë(nëse nuk i njeh).

Tash gjithçka është e qartë. Si do të përgjigjemi ne të gjithë në pyetjen ku janë njerëzit e idealit kombëtarë? Disa rranë dëshmorë, disa të tjerë të plagosur në luftë, disa fitojnë privilegj nga pushteti, disa të tjerë blejnë biznese nga opozita. Ju familjarë të dëshmorëve, invalid të luftës, nëse nuk keni parë ndonjë ëndërr të tmerrshme, deri më tash se si dëshmori ju parafytyrohet në ëndërr dhe ju thotë: Pashë Zotin ju familjar tanë, miq, farefis, a ende pas gjitha mashtrimeve ju jeni aktivist në këto partia? Mendoni mirë për këtë moment(ëndërr)për përgjigjen. Nëse mendojmë atëherë do ta rrënojmë këtë pallat dhe do ta ndërtojmë një më të mirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button